
Opinionisti Resul Sinani, në fillim të Prime të shtatë të Big Brother VIP Kosova 5, ka komentuar situatat dhe dinamikat e krijuara mes banorëve brenda shtëpisë.
Ai ka thënë se shumica e banorëve kanë dikë që u pëlqen, por se diçka po i pengon të bëjnë hapin e radhës.
“Janë në një situatë që po më pëlqen, por shumë prej tyre po thonë: “Po ma ka qejfi, por s’po më lë nana”. Dikush u pëlqen, por ose nuk munden, ose e kanë një pengesë prapa.#, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se banorët më në fund kanë filluar të luajnë, pasi deri më tani, sipas tij, nuk po e nisnin lojën.
“Kanë filluar të luajnë banorët. Po e shoh që po e nxisin Akilin dhe po i shkojnë afër, duke i folur në vesh që situata të bëhet edhe më e madhe.
Pra, më në fund po luajnë, edhe pse në fillim nuk kishin luajtur, pasi kishin ardhur me plane që dikush të dilte keq. Tani kanë filluar të luajnë.”, ka komentuar Sinani.