Podujeva vazhdon montimin e 149 serave për bujqit

Podujeva vazhdon montimin e 149 serave për bujqit

Written by

in

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se po vazhdon montimin e 149 serave për fermerët lokalë, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimit vendor.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se serat janë të tri llojeve dhe madhësive të ndryshme, ndërsa montimi i tyre po zhvillohet në zona të ndryshme të Podujevës.

“Po vazhdojmë me montimin e 149 serave anekënd Podujevës, të tri llojeve dhe madhësive të ndryshme”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka theksuar se përmes granteve dhe formave të tjera të përkrahjes, Komuna e Podujevës synon të krijojë kushte më të mira për fermerët dhe të forcojë sektorin e bujqësisë.

“Përmes këtyre investimeve, synojmë të rrisim prodhimin vendor, të krijojmë më shumë mundësi për kultivuesit dhe të fuqizojmë sektorin e bujqësisë në komunën tonë”, ka deklaruar Bulliqi. /Telegrafi/