Shqipëria miraton marrëveshjen për dërgimin e trupave në Gaza

Shqipëria miraton marrëveshjen për dërgimin e trupave në Gaza

Written by

in

Vendimi është marrë me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe synon të përcaktojë kuadrin e bashkëpunimit për përfshirjen e personelit ushtarak shqiptar në këtë mision ndërkombëtar.

Sipas dokumentit, vendimmarrja e qeverisë mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin për marrëveshjet ndërkombëtare dhe dispozitat ligjore që rregullojnë dërgimin e Forcave të Armatosura jashtë territorit të vendit.

Në bazën ligjore të përmendur në material përfshihen ligji nr. 1/2026, për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, si dhe ligji nr. 98/2026, që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura Shqiptare në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Miratimi në parim i marrëveshjes përbën një hap institucional në përcaktimin e modaliteteve administrative, teknike dhe operacionale të pjesëmarrjes shqiptare në strukturat përkatëse të misionit.

Sipas tekstit të paraqitur, vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit zyrtar.

Burimi: RTKLive