Xhandarmëria Kombëtare e Francës ka deklaruar se gjatë protestave që po zhvillohen në vend po ushtrohet “dhunë e papranueshme” ndaj forcave të rendit.
Në një postim në rrjetin social X, policia ka publikuar një fotografi dhe një video ku shihet momenti kur këmba e një efektivi merr flakë, pasi një koktej molotovi u hodh në drejtim të tij në Paris.
Sipas autoriteteve franceze, efektivi ka pësuar djegie të rënda si pasojë e sulmit.
Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, kanë shkaktuar reagime të forta edhe në radhët e politikanëve francezë.
Jordan Bardella, president i partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (National Rally), e cilësoi mjetin ndezës si një armë “të krijuar për të vrarë”, duke kërkuar që autorët të dënohen me vite të gjata burgim.