Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët policorë janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese për shoferët, duke përcjellë mesazhe dhe këshilla për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte të pafavorshme atmosferike.
Sipas njoftimit të Policisë, vëmendje e veçantë i kushtohet qarkullimit gjatë reshjeve të shiut dhe borës, pranisë së ngricave në rrugë dhe dukshmërisë së zvogëluar, të cilat mund të rrisin rrezikun për aksidente trafiku.
Përmes kësaj fushate, shoferëve u bëhet thirrje që të mos tejkalojnë shpejtësinë e përshtatshme për kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.
Në fund të njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Jugut apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Burimi: RTKLive
