
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përfshirjen në akte dhune, në një kohë kur protestat e studentëve po vazhdojnë mes tensioneve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Policia u ka kërkuar nxënësve të mos përfshihen në veprime që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, si dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.
Apel i veçantë u është drejtuar edhe prindërve, të cilëve u kërkohet të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë që të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.
Policia ka theksuar se zyrtarët policorë janë në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Policia e Shtetit apel nxënësve dhe prindërve gjatë protestave: Qëndroni larg dhunës dhe situatave të rrezikshme appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali