Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare në Ferizaj

Written by

in

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 1 tetor 2026, në një lokal në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili deri më tani nuk është identifikuar.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, t’i ndajnë ato me organet kompetente.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij dhe zbardhjen e rastit mund të jetë i rëndësishëm.

Policia ka bërë të ditur se për të gjithë personat që ofrojnë informacione do të garantohet konfidencialitet i plotë. /Telegrafi/