Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa është lëshuar më 26 tetor, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.
Albert Sylaj është i dyshuar për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, si dhe në numrin 039 432 327 të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Burimi: RTKLive
