Policia konfiskon një pistoletë me gjashtë fishekë në Skenderaj

Policia konfiskon një pistoletë me gjashtë fishekë në Skenderaj

Written by

in

Policia konfiskon një pistoletë me gjashtë fishekë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë, arma është gjetur te një person i dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim, shkruan Insajderi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi