Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Written by

in

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Gazetarja shqiptare në Maqedoni të Veriut, Liridona Vejseli në emisionin “Kosova Today” ka bërë të ditur se dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht nga Policia.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer deklaratat e të rinjve, pasi janë sulmuar, transmeton Klankosova.tv.

“Nga dalja e Shkupit për në Tetovë, dy të rinj, njëri i moshës 21-vjeçare, njëri i moshës 23-vjeçare janë dhunuar brutalisht nga policia, dhe në raportin policor që shkon për media nuk ka qenë i raportuar, por në një raport që shkon për polici, aty është thënë se këta të rinj i kanë marrë pistoletën gjatë një kontrolli policisë. Policia le ta largojë uniformën nëse ia kanë marrë këta të rinj pistoletën”, u shpreh ajo.

“Më pas në rrugë me duar të lidhura, sipas deklaratës së tyre, ngelet që kontrolli i brendshëm ta vërtetojë të njëjtën, i kanë dhunuar brutalisht edhe kur i kanë pasur duart e lidhura. Pas publikimit të videos që e kemi pasur ne, ka filluar reagimi, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, edhe Zëvendësministri i Brendshëm”, tha ajo.

Pos tjerash, gazetarja bëri të ditur se sipas deklaratave të të rinjve, pistoleta e policit kishte përfunduar në veturën e tyre si pasojë e thyerjes së xhamit nga ana e policisë.

Ngjarje e rëndë në Shkup, dy të rinj dyshohet se u rrahën brutalisht nga Policia