Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham

Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham

Written by

in

Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham

Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça, ka sjellë një tjetër përforcim në skuadër.

Bëhet fjalë për basketbollistin James Graham, i cili i bashkohet ekipit mitrovicas pas aventurës te Rotterdam City Basketball.

Sezonin e kaluar, Graham u paraqit në 32 ndeshje me skuadrën holandeze në ligën BNXT, ku regjistroi mesatarisht 17.7 pikë dhe 6.3 kërcime për ndeshje. Ai pati gjithashtu saktësi prej 42 për qind përtej vijës së trepikëshit.

Mbetet të shihet se si do të përshtatet Graham me basketbollin kosovar, ndërsa debutimi i tij me fanellën e Trepçës pritet të ndodhë së shpejti.

The post Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali