Policia parandalon një rast të rëndë, një 17 vjeçare tentoi të hidhej nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon një rast të rëndë, një 17 vjeçare tentoi të hidhej nga nënkalimi në Ferizaj

Written by

in

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur ndërhyrja e shpejtë e policisë ka parandaluar një rast të rëndë në Ferizaj.

Në njoftim bëhet e ditur se policët reagues të stacionit policor në Ferizaj kanë parandaluar një veprim të rrezikshëm të një personi të gjinisë femërore, e moshës 17 vjeçare, e cila dyshohet se po tentonte të hidhej nga nënkalimi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, për t’i bërë keq vetes.

“Rasti është raportuar sot, rreth orës 10:15, ndërsa zyrtarët policorë, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë personin nga rreziku. Më pas, personi është shoqëruar nga policia në Emergjencën e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e mëtejshme hetimore, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. /Telegrafi/