Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Gjakovë dhe Malishevë

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Gjakovë dhe Malishevë

Written by

in

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë zjarri në tri raste të ndara në rajonin e Gjakovës, dy prej të cilave pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri, përfshirë një aheng familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, në Mleqan të Malishevës, pas të shtënave gjatë një ahengu familjar, janë sekuestruar 13 gëzhoja, një pistoletë me gaz dhe 15 fishekë.

Ndërkaq, në Bitesh të Gjakovës, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa është dorëzuar një pistoletë me 75 fishekë.

Rasti i tretë është regjistruar në Tërpezë të Malishevës, ku gjatë patrullimit policor është hasur një person që posedonte armë të gjatë. Ai e ka dorëzuar armën së bashku me tetë fishekë dhe një karikator.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armët e zjarrit dhe rastet e dyshimta t’i raportojnë në polici.

Burimi: Dukagjini