Porti i Durrësit dhe pika Vërmicë–Morinë, në fokus të bashkëpunimit doganor Kosovë–Shqipëri

Porti i Durrësit dhe pika Vërmicë–Morinë, në fokus të bashkëpunimit doganor Kosovë–Shqipëri

Written by

in

Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës dhe Shqipërisë kanë riafirmuar synimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, takimi është mbajtur në pikëkalimin e përbashkët kufitar Vërmicë–Morinë, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës ka takuar homologun e tij të ri nga Shqipëria, Fation Shehu, të cilin e ka përgëzuar për marrjen e detyrës dhe e ka siguruar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit janë vlerësuar rezultatet e bashkëpunimit deri më tani, veçanërisht përfitimet nga operimi i Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, si dhe rëndësia e pikëkalimit të përbashkët Vërmicë–Morinë në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve.

Po ashtu, është theksuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informatave ndërmjet dy administratave kontribuojnë në forcimin e sigurisë kufitare.

Në fund të takimit, të dy drejtorët janë dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel profesional dhe institucional, me synim rritjen e efikasitetit dhe avancimin e mëtejmë të administratave doganore.

Sipas Doganës së Kosovës, ky bashkëpunim është në interes të qytetarëve, bizneseve dhe të dy vendeve.