Prattipati pret në takim Gjeneralmajorin Osborn, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Prattipati pret në takim Gjeneralmajorin Osborn, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Written by

in

Prattipati pret në takim Gjeneralmajorin Osborn, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

E ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, priti Adjutantin Gjeneral të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajorin Stephen Osborn, gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, Prattipati e falënderoi Gjeneralmajorin Osborn për udhëheqjen dhe angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e tij në avancimin e Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Kosovës, i cili luan rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.