Preleviq: Vuçiqi fitoi vetëm në burgjet serbe dhe në Kosovë

Preleviq: Vuçiqi fitoi vetëm në burgjet serbe dhe në Kosovë

Written by

in

Avokati nga Beogradi dhe ish-bashkëministri i Policisë në qeverinë kalimtare të Serbisë, Bozho Preleviq, ka deklaruar se regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq ka arritur të fitojë vetëm në burgjet serbe dhe në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, ku fituese doli Lista Studentore.

Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, Preleviq ka thënë se rezultatet zgjedhore tregojnë humbjen e mbështetjes për pushtetin e Vuçiqit në pjesën më të madhe të Serbisë.

“Qytetarët më së miri tregojnë se çfarë mendojnë për ta. Këtë e dëshmon fakti se kanë humbur edhe në Babushnicë”, ka thënë Preleviq për “Pobjeda”.

I pyetur për rezultatet në këtë komunë, ku Vuçiqi më parë kishte marrë 82.9 për qind të votave, Preleviq është përgjigjur me një deklaratë të drejtpërdrejtë për mbështetjen që, sipas tij, i ka mbetur presidentit serb.

“Epo, tani kanë humbur edhe atje. Kanë fituar vetëm në burgje dhe në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Preleviq ka folur edhe për zhvillimet gjatë natës së zgjedhjeve, duke pretenduar se Vuçiqi kishte përgatitur skenarë për ta kontestuar fitoren e Listës Studentore.

Sipas tij, prania e policisë, automjeteve të blinduara dhe grupeve të organizuara në Beograd ishte pjesë e përgatitjeve për të ushtruar presion dhe për të frikësuar qytetarët.

Burimi: Dukagjini