Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën

Written by

in

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

E për vizitën e tij, Policia e Kosovës i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke filluar nga rregullimi i qarkullimit në trafik.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë –Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.