Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta kthejë në Kuvend për lexim të tretë ka mësuar Dukagjini.
Përmes kësaj kërkese, partia më e madhe opozitare i ka paraqitur presidentes arsyet pse, sipas saj, ligji duhet të rishqyrtohet nga deputetët.
Një ditë më parë, TV Dukagjini raportoi se presidentja pritej ta kthente ligjin në Kuvend, bazuar në burime brenda Presidencës.
Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Presidenca lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Burimi: Dukagjini
