Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
RTKLive mëson se presidentja Shiroka-Pula do ta respektojë kërkesën e PDK-së, si propozuese e këtij ligji, dhe do ta rikthejë atë në Kuvend për rishqyrtim.
Ndryshe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar sot Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Burimi: RTKLive
