Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit

Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit

Written by

in

Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën ka diskutuar për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit, Ismail Kadare.

Takimi u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, e cila po mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e kësaj ekspozite në ruajtjen dhe promovimin e veprës së Ismail Kadaresë, si dhe në evidentimin e lidhjeve të tij me Kosovën dhe ndikimit të letërsisë së tij në kulturën shqiptare dhe më gjerë. /Klankosova.tv