Dy profesoresha të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren pretendojnë se janë kanosur nga kolegu i tyre, Shkëlqim Millaku, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për dy vepra penale të kanosjes. Megjithatë, ai vazhdon punën në universitet, ndërsa shqyrtimi fillestar në Gjykatë nuk është caktuar ende. Të dëmtuarat pretendojnë se ndihen të rrezikuara nga Millaku, teksa ky i fundit mohon kategorikisht çdo akuzë. Përveç aktakuzës për kanosje, Millaku, rezulton ta ketë edhe një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor, ngritur muajin e kaluar.
Burimi: Dukagjini
