Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

Written by

in

Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

Për këtë, Sahiti ka ushtruar edhe kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, me dyshimin se avokati Blend Gjini i ka keqpërdorur besimin.

Sahiti: Po më kanë thirr prokuroria.

Gazetarja: Çka të kanë thanë?

Sahiti: Prokuroria më kanë marrë në pytje, po po shihet aty që unë nuk kom qit nënshkrim të pareve, prokurorja tha nëse nuk i ke marrë paret mirë oshtë me kallxu krejt rastin. Thash unë i kom marrë vec 150 euro të autorizimit prokurores. Ti po thu që të ka thanë avokati që mi ka jap 900, thash unë ti kisha marrë 900 ia kisha qit nënshkrimin me vullnet, unë as 900 euro, 150 euro që jau kom jap mi kanë kthy. Edhe i thash prokurores një sen po ta kërkojë mos të ma bëjnë falsifikim nënshkrimin, noshta nënshkrimin e autorizimin munden me qit atë fletën që kanë dalë pare, nuk muj me thanë që i kom marrë ato paret kur si kom marrë, mu më kanë mashtru. Avokati kur u kanë ka thanë paret i këna jap po nënshkrimin sna ka qit. Prokurorja i ka thanë qysh ia keni jep ti paret pa e qit nënshkrimin. Edhe kjo është fakt kërkush nuk ti jep paret pa e qit një nënshkrim, po ata po kqyrin qeshtu me bazu me zbukuru rastin, më kanë mashtru më kanë mashtru, mi kanë marrë paren teme.

Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje me shkrim për emisionin hulumtues “Dosja” ka konfirmuar se kanë marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.

Ndërsa, burime të emisionit Dosja kanë treguar se personi i dyshuar është avokati Blend Gjini dhe i njëjti është intervistuar.

Burime kanë bërë me dije se me rastin e intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, i njëjti kishte deponuar një faturë në vlerë mbi 900 euro.

Përkundër se fatura nuk dëshmon pranimin e parave nga klienti.

“Në kuadër të trajtimit të këtij kallëzimi penal, më 12.08.2026 është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, të cilat janë duke u zhvilluar, ndaj një (1) personi të dyshuar në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 par. 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Duke qenë se rasti ndodhet në fazën e hetimeve dhe për shkak të konfidencialitetit të procedurës, në këtë fazë nuk mund të ofrojmë informacione apo detaje të tjera lidhur me veprimet konkrete hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizreni

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali