Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë nisur një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, me qëllim të mbrojtjes së interesave pronësore të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKP-së janë pritur në Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi nga ambasadorja Ariana Zherka Hoxha.
Në fokus të takimeve është mbrojtja e pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Mal të Zi, me theks të veçantë në pronën në Kamenovë, në bregdetin e Budvës.
Përmes këtyre takimeve, AKP-ja synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e angazhimeve për mbrojtjen e interesave pronësore të Kosovës, në përputhje me mandatin dhe legjislacionin në fuqi.
Burimi: RTKLive
