Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bllokuar rrugën pranë Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, gjatë protestës së organizuar të mërkurën, më 5 nëntor, në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kjo është nata e nëntë e protestave të organizuara nga ky kolektiv në Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
I dyshuari për vrasjen e saj është ish-kunati, Albert Sylaj, i cili ishte arrestuar dy ditë pas kryerjes së krimit.
Përmes protestës, aktivistet po kërkojnë ndjekje penale dhe burgosjen e zyrtarëve që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt.


