Protestat e fundjavës në Tiranë, Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Protestat e fundjavës në Tiranë, Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Written by

in

Protestat e fundjavës në Tiranë, Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar të premten një njoftim sigurie, përmes të cilit paralajmëron qytetarët për protestat e pritshme gjatë fundjavës, më 28 dhe 29 nëntor, në kryeqytetin shqiptar.

Sipas përfaqësisë diplomatike, demonstratat pritet të zhvillohen në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare, duke shkaktuar pengesa në trafik, devijime të qarkullimit dhe bllokime të mundshme të rrugëve.

“Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada amerikane paralajmëron se personat që ndodhen brenda ose në afërsi të zonave ku zhvillohen protestat mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të lëshuar horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome.

Për shkak të rreziqeve të mundshme, përfaqësia diplomatike ka udhëzuar personelin e saj që të shmangë të gjitha zonat ku mbahen demonstratat.

“Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit”, thekson ambasada.

Në kuadër të masave parandaluese, ambasada rekomandon shmangien e protestave, vëmendje të shtuar ndaj mjedisit përreth, kufizimin e përdorimit të telefonave dhe kufjeve në hapësirat publike, si dhe hartimin paraprak të një plani largimi në rast emergjence.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali