
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me protestat që po mbahen në Tiranë.
Ai ka thënë se këto zhvillime është duke i ndjekur me shqetësim, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.
“E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.”, ka shkruar Begaj.
Ai ka thënë se në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi.
“Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv