Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin ndeshjen në Turqi – fusha “mbulohet” nga uji

Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin ndeshjen në Turqi – fusha “mbulohet” nga uji

Written by

in

Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin ndeshjen në Turqi – fusha “mbulohet” nga uji

Ndeshja mes Ümraniyesporit dhe Bolusporit është ndërprerë në pjesën e dytë, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që e bënë fushën të papërshtatshme për lojë.

Sipas raportimeve, gjyqtari vendosi ta ndërpresë takimin në minutën e 58-të, pasi reshjet e dendura kishin mbuluar fushën me ujë dhe kishin vështirësuar zhvillimin normal të ndeshjes.

Vendimi erdhi pasi kapiteni i Ümraniyesporit, Glumac, i kishte tërhequr vëmendjen gjyqtarit Berkay Erdemir për gjendjen e fushës.

Ende nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë më vonë gjatë mbrëmjes apo do të shtyhet për një ditë tjetër.

Në momentin e ndërprerjes, Boluspori, ku luan edhe portieri shqiptar Tafas, ishte në epërsi minimale prej 0:1.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin ndeshjen në Turqi – fusha “mbulohet” nga uji appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali