Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren

Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren

Written by

in

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit dhe efektivëve të policisë, të cilët po monitorojnë situatën nga afër për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurinë.

Edhe pse situata deri më tani paraqitet e qetë, autoritetet kanë marrë masat paraprake. Në terren janë vendosur gjithashtu autobote të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të gatshme për çdo skenar të mundshëm në rast tensionimi të situatës. Protestuesit gjithashtu po bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen me ta.

“Bashkohuni me ne”, thërrasin ata një zëri.

Burimi: Dukagjini