
Kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës, punëtorët e sigurimit fizik, si dhe punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare, janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e Sindikatës.
Siç raporton gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme kanë votuar unanimisht pro mbajtjes së grevës, e cila pritet të nisë nga dita e nesërme, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, është bërë e ditur se ditën e premte do të mbahet protestë para objektit të Komunës së Prishtinës.