Defekti në rrjetin e ujësjellësit, po punohet për sanimin e problemit

Defekti në rrjetin e ujësjellësit, po punohet për sanimin e problemit

Written by

in

Defekti në rrjetin e ujësjellësit, po punohet për sanimin e problemit

Ekipet teknike janë duke punuar në terren për sanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa si pasojë e tij, një pjesë e madhe e qytetit ka mbetur pa furnizim me ujë, transmeton Klankosova.tv.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet janë angazhuar për riparimin e gypit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë punën intensive të ekipeve teknike për sanimin e defektit.

Deri në përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë në zonat e prekura mund të mbetet i ndërprerë.