Klubi madrilen ka njoftuar se do ta propozojë kandidaturën e ish-tenistit spanjoll në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 21 nëntor.
Nëse kandidatura e tij merr miratimin e asamblesë, Nadal do të bëhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të gjigantit spanjoll të futbollit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Real Madridi, i cili ka paralajmëruar mbajtjen e kësaj asambleje për të shqyrtuar dhe miratuar emërimin e legjendës nga Majorka.
Nadal, njëri prej tenistëve më të suksesshëm në histori, ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me Real Madridin dhe ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për klubin mbretëror.
Burimi: RTKLive
