Rama e konfirmon: Samiti i NATO-s në Tiranë s’do të mbahet në vitin 2027

Rama e konfirmon: Samiti i NATO-s në Tiranë s’do të mbahet në vitin 2027

Written by

in

Rama e konfirmon: Samiti i NATO-s në Tiranë s’do të mbahet në vitin 2027

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Shqipëria është parashikuar të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili, nëse organizohet në vitin 2028, do të mbahet në Tiranë.

Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë një prononcimi për gazetaren e RTSH-së, Denada Shkodrani, nga Dublini, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian.

Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se ende nuk ka një dakordësi mes vendeve anëtare të NATO-s për datën e mbajtjes së samitit të ardhshëm, duke përjashtuar mundësinë që ai të organizohet në vitin 2027.

“Shqipëria është parashikuar si vendi i ardhshëm pritës i Samitit të NATO-s. Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për datën se kur do të zhvillohet samiti”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se, në rast se samiti i radhës do të mbahet në vitin 2028, organizimi i tij do t’i takojë Shqipërisë.

“Me siguri jo në vitin 2027. Nëse do të ketë një samit në vitin 2028, atëherë ai do të mbahet në Tiranë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali