
Kryeministri Edi Rama ishte protagonist i një momenti të veçantë gjatë takimit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin.
Sipas TCH, ndërsa kryeministri belg, Bart De Wever, u fliste gazetarëve, Rama iu afrua nga pas dhe e përqafoi papritur. I befasuar, De Wever reagoi menjëherë me humor në anglisht: “Duhet të jetë djali shqiptar, ai shfaqet gjithmonë nga pas.”
Pamjet nga ky moment u bënë shpejt virale në rrjetet sociale dhe u publikuan edhe nga mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv.