Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën

Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën

Written by

in

Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama i ka përcjellë urimet e tij të përzemërta Shiroka-Pulës, duke theksuar se ajo merr këtë detyrë në një periudhë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv

Kryeministri shqiptar i ka uruar suksese presidentes së re dhe Kosovës.

“Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, ka përfunduar shefi i qeverisë shqiptare./Klankosova.tv

Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja… pic.twitter.com/3UIqbYo1S7

— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2026