
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të dalin masivisht në votime dhe të sigurojnë përfaqësim sa më të fuqishëm.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se vota është e rëndësishme për të garantuar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në institucionet e Serbisë.
“Shqiptarë të Luginës, votoni sot! Mos e humbni zërin tuaj, përfaqësimin tuaj”, ka shkruar Ramadani.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht dhe me besim, duke theksuar rëndësinë e bashkimit në përfaqësimin politik të shqiptarëve.
“Masivisht dhe me besim për t’u dëgjuar zëri juaj! Në Serbi zgjedhjet nuk kanë qenë asnjëherë demokratike, rrjedhimisht as qeverisja”, ka shkruar deputeti Ramadani.
Ai ka theksuar nevojën për bashkim në përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Përfaqësimi shqiptar të jetë me bashkim dhe zëri juaj të jetë aty më i fuqishëm!”, ka shkruar Ramadani.