Komisioni Zgjedhor i qytetit Kralevë, ka bërë të ditur se votimi është pezulluar në qendrën e votimit nr. 3 në Kralevë, pasi në listën zgjedhore mungonte një faqe që përmbante listën e votuesve të regjistruar.
Votimi ka rifilluar pasi ka mbërritur lista e plotë e votuesve të regjistruar për këtë qendër votimi, transmeton Telegrafi.
Në territorin e qytetit të Kralevës në Serbi ka 97.975 votues të regjistruar.
Votimi po zhvillohet në 103 qendra votimi – një ulje prej 26 qendrash votimi krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023.
Që nga hapja e vendvotimeve, para çdo qendre votimi janë vërejtur radhë qytetarësh që presin për të votuar. /Telegrafi/