
Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e Këshillit Komunal të Sigurisë në komunën e Gjilanit, e thirrur nga kryetari Alban Hyseni, pas vrasjes së tre personave në tri ditët e fundit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda për emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, nuk pati deklarime për media, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk pati deklarime, duke marrë parasysh që rasti është i ndjeshëm”, tha ajo.