Rasti i Diana Kastratit, seanca gjyqësore mbahet pa praninë e të akuzuarit

Rasti i Diana Kastratit, seanca gjyqësore mbahet pa praninë e të akuzuarit

Written by

in

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj Adnan Jasharit të zhvillohet në mungesë, pasi ai nuk është kapur nga autoritetet.

Sipas aktakuzës, Jashari dyshohet për vrasjen e ish-partneres së tij dhe për armëmbajtje pa leje.

Rasti i Diana Kastratit kishte nxitur reagime të shumta, pasi ajo kishte kërkuar më parë mbrojtje emergjente nga gjykata, por kërkesa e saj nuk ishte trajtuar në kohë.

Pas 15 vjetësh, institucionet e drejtësisë po përballen me sfidën e përmbylljes së këtij rasti të rëndë.

Burimi: RTKLive