
Rasti që ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar u gjet i vdekur bashkë me vajzën e tij tre muajshe, po hetohet nga Prokuroria Themelore e këtij rajoni.
Motivi dhe rrethanat se si ndodhi ngjarja ditën kritike akoma nuk janë bërë të qarta zyrtarisht.
Megjithatë, Klan Kosova ka mësuar detaje të reja.
Gazetarja Altiana Zogaj ka raportuar se 27-vjeçari, tashmë i ndjerë, është zbuluar se ka qenë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike, pas një rasti të mbidozës me narkotikë.
Ai ishte fejuar në dhjetor të vitit të kaluar me nënën e foshnjës, por raporti i tyre ende s’dihet se si kishte përfunduar dhe pse fëmija po qëndronte te ai.
Ndërsa në muajin prill, Gjykata kishte vendosur t’i shqiptonte atij urdhër për mbrojtje emergjente, me kohëzgjatje prej 12 muajsh.