Refuzon Manchester Unitedin me shpresën për ta drejtuar Real Madridin, zbulohet vendimi i Didier Deschampsit

Refuzon Manchester Unitedin me shpresën për ta drejtuar Real Madridin, zbulohet vendimi i Didier Deschampsit

Written by

in

Refuzon Manchester Unitedin me shpresën për ta drejtuar Real Madridin, zbulohet vendimi i Didier Deschampsit

Didier Deschamps raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Manchester Unitedi, pasi shpreson që në të ardhmen të marrë drejtimin e Real Madridit.

Sipas gazetarit francez Santi Aouna, të cilit i referohet mediumi “AS”, ish-përzgjedhësi i Francës nuk dëshiron ta mbyllë mundësinë për të marrë një ditë drejtimin e gjigantit spanjoll.

Deschamps, i cili e fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, mbeti pa angazhim pas largimit nga kombëtarja franceze gjatë verës. Në vend të tij, drejtimin e “Gjelave” e mori legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ndërkohë, emri i Deschampsit ishte përmendur si një nga kandidatët për stolin e Real Madridit, përpara se klubi të vendoste ta rikthente Jose Mourinhon në “Santiago Bernabeu”.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi thuhet se i kishte ofruar mundësinë për ta marrë drejtimin e skuadrës, në një kohë kur pozita e Michael Carrick është gjithnjë e më e rrezikuar.

Megjithatë, Deschamps ka zgjedhur ta refuzojë këtë mundësi, duke shpresuar se në të ardhmen mund të marrë një ofertë nga madrilenët.

Një lëvizje e tillë, së paku në të ardhmen e afërt, duket pak e mundshme. Mourinho ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Real Madridin dhe ka fituar mbështetjen e drejtuesve të klubit.

Trajneri portugez ka marrë rol të rëndësishëm edhe në vendimet për transferimet, ndërsa rezultatet dhe atmosfera në dhomën e zhveshjes raportohet se janë përmirësuar ndjeshëm.

Për këtë arsye, ndryshimi i trajnerit në Madrid nuk duket në planet e afërta të klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali