Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

Written by

in

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

Është rikthyer furnizimi me energji elektrike në të gjitha zonat e afektuara të kryeqytetit, pas një defekti të papritur që la për disa orë pa rrymë rreth 2,500 konsumatorë.

Sipas njoftimit zyrtar nga KEDS, ekipet teknike kanë qenë në terren duke punuar me intensitet të lartë për sanimin e avarisë së regjistruar në Nënstacionin 110/20 kV “Prishtina 6”, e cila preku disa nga zonat kyçe, përfshirë Kampusin Universitar, lagjen Aktash dhe lagjen Pejton.

Pas intervenimit të shpejtë të ekipeve, situata në terren tashmë është normalizuar plotësisht dhe furnizimi me energji është stabilizuar në çdo pikë të prekur.

“Pas një pune intensive nga ekipet në terren, tashmë është rikthyer furnizimi me energji në të gjitha zonat e afektuara me ndërprerje. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali