Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen

Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen

Written by

in

Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen

Në Kuvend të Kosovës është duke vazhduar seanca plenare.

Përgjatë kësaj seance është radha e pyetjeve të deputetëve.

“Pse është ky nxitim i qeverisjes suaj për të ndikuar në këtë angazhim që t’u pengohet që fëmijët të njohin prindin e tyre biologjik”, deklaroi ndër tjerash Eman Rrahmani.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani edhe sot pati pyetje drejtuar Albin Kurtin në lidhje me çështjen e Kodit Civil, apo fertilizimin si çështje e veçantë.

“Pse është ky nxitim i qeverisjes suaj për të ndikuar në këtë angazhim që t’u pengohet që fëmijët të njohin prindin e tyre biologjik”,deklaroi ndër tjerash Eman Rrahmani.

“Pretendimet se ne fshehim atësinë për ndokënd, janë të pavërteta. Akuzat kryesore që ne angazhohemi kundër familjes është pikënisja juaj e gabuar dhe në një rrugë të gabuar s’mund të ketë stacione të pagabuar. E rrugën e ke të gabueshme. Po thu qeveria është kundër familjes derisa unë e sqarova gjerë e gjatë. Shikoni rastet konkrete. Mendoj se ka ardhë kohë që me i dhanë fund ankesave të juaja në emër të grave të Kosovës. Nuk e di a i përfaqësoni ju ato. Unë nuk e di, por mos më akuzo që s’kam punu për familjen. Përpos që bëni pyetje parlamentare që i përsëritni çdo seancë, ju lutem shkoni në Ministri të Shëndetësisë takoje ministrin Arben Vitia e diskutoni gjerë e gjatë, nëse jeni të interesuar të mësoni gjerë e gjatë e të informoni publikun, cakto takim me Vitinë”, deklaroi Kurti.

Por pas kësaj, kryeministri Kurt iu kundërpërgjigj shkurtimisht.

Ai tha se s’ka qeveri që ka punuar më shumë për familjen.

“S’ka qeveri në Kosovën e pasluftës që ka bërë më shumë për nënat dhe fëmijët, që ka bërë më shumë për familjet. Për herë të parë kjo qeveri ka filluar me mbështetje financiare për nënat lehona, meqë rast 100 mijë gra kanë hapur xhirollogari për herë të parë në jetën e tyre sepse i kanë marrë shtesat për fëmijë. Mbështetjen për nënat lehona kemi vazhduar ta rrisim, tash është 500 euro për gjashtë muaj. Ka qenë 325. Gjithashtu edhe gratë që punojnë i mbështesim edhe më shumë. Ndërsa për shtesat për fëmijë ju e dini se jo që i filluam por edhe i dyfishuam, e deri në fund do vazhdojë dyfishimi. Nëse ka një qeveri që ka bërë diçka të madhe për nënat dhe fëmijët është kjo qeveri. E tash të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde. Nëse ju e synoni një kauzë politike është legjitime, por po ju them se mënyra dhe tema është e gabuar. Besoj se duhet të jeni më kreativ se aq sepse ka panumër vende ku mund të kritikohemi, por jo te nëna dhe fëmijët e jo te familja”, deklaroi Kurti.

Pas kësaj Rrahmani tha se Kurti s’po përgjigjet saktësisht në këtë.

Burimi: Insajderi