Rrënohen disa objekte pa leje rreth Ujmanit, Pacolli thotë se do të vazhdojnë në Batllavë e Badoc

Rrënohen disa objekte pa leje rreth Ujmanit, Pacolli thotë se do të vazhdojnë në Batllavë e Badoc

Written by

in

Rrënohen disa objekte pa leje rreth Ujmanit, Pacolli thotë se do të vazhdojnë në Batllavë e Badoc

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë me dije se kanë vazhduar me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Sipas saj, aksioni sot është zhvilluar rreth liqenit të Ujmanit, pas aksioneve të zhvilluara më parë përreth Liqenit të Radoniqit.

“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi. Pastaj, vazhdojmë edhe në Batllavë dhe Badoc”, ka shkruar Pacolli, raporton Klankosova.tv.

Ministrja tha se ​Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve ujore është përgjegjësi e përbashkët dhe theksoi se nuk do të lejojnë ndërtime që cenojnë pasuritë tona natyrore.

“Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit korrik, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazhi i Shqiptarëve” në Ujman, komuna e Zubin Potokut.

Ky aksion ishte zhvilluar me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /Klankosova.tv