Rritja më e theksuar është regjistruar te mallrat dhe shërbimet që përdoren drejtpërdrejt në aktivitetet bujqësore. Indeksi i Inputit 1 ka shënuar rritje vjetore prej 12 për qind, duke përfshirë farërat, materialin mbjellës, energjinë, karburantet, plehrat, pesticidet, shpenzimet veterinare dhe ushqimin për kafshët.
Në anën tjetër, edhe inputet që lidhen me investimet në bujqësi kanë pasur shtrenjtim. Sipas ASK-së, Indeksi i Inputit 2, ku përfshihen makineritë, pajisjet, ndërtesat e fermave dhe punët investuese, është rritur për 3.8 për qind.
Të dhënat tregojnë se presioni i rritjes së çmimeve është më i madh te shpenzimet e përditshme të fermerëve sesa te investimet afatgjata në sektorin bujqësor.
Për realizimin e këtij publikimi, ASK ka mbledhur të dhëna në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, kompani, tregje dhe pika të tjera ku tregtohen mallra e shërbime për bujqësi.
Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi publikohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe pasqyron ndryshimet e kostove që përballojnë fermerët në aktivitetin e tyre prodhues dhe investues.
Burimi: RTKLive
