Nga numri i përgjithshëm, 37 mijë e 986 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 63 mijë e 806 të tjerë vinin nga jashtë vendit.
Në gusht të vitit 2025, në hotelet e Kosovës ishin regjistruar 92 mijë e 544 vizitorë. Kjo nënkupton një rritje prej 10 për qind brenda një viti.Sipas statistikave të ASK-së, gjatë gushtit 2026 janë regjistruar gjithsej 212 mijë e 411 netë qëndrime. Prej tyre, 135 mijë e 740 netë qëndrime u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 76 mijë e 671 nga vizitorët vendorë.
Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje, me 7.3 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Ndër shtetet prej nga erdhën më së shumti vizitorë të huaj në Kosovë gjatë këtij muaji ishin Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.
Burimi: RTKLive
