Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak

Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak

Written by

in

Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak

NATO-ja do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Varshavë.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Polonia njoftoi se Rusia kishte shkelur hapësirën e saj ajrore me tre objekte, të cilat me gjasë ishin dy raketa dhe një dron.

“Mund të garantoj se NATO-ja do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak,” tha Rutte, sipas një raportimi të së shtunës nga Agjencia Polake e Lajmeve (PAP).

Shefi i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar çdo kërcënim ndaj aftësive mbrojtëse dhe parandaluese, si dhe do të zbatojë përshtatjet e duhura nëse është e nevojshme, u shpreh Rutte, duke iu referuar njoftimit të PAP-it.

Gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, dronë kanë hyrë herë pas here në hapësirën ajrore të vendeve në krahun lindor të NATO-s, duke rritur tensionet me aleancën ushtarake perëndimore dhe duke shtuar frikën se konflikti mund të përhapet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Hyrja e paautorizuar e së premtes ndodhi në një kohë kur Polonia po zhvillonte stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e “Koalicionit të Vullnetmirëve” – një grupim aleatësh të Ukrainës. Zyrtarët polakë theksuan se ky nuk ishte një rastësi.

Të hënën, në Bruksel do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Atlantikut të Veriut (organi kryesor vendimmarrës i NATO-s) për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga raketat ruse, njoftoi gjithashtu PAP-i të shtunën.

“Në të ardhmen e afërt, do të marrim mbështetje të fuqishme nga aleatët tanë të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e kufirit tonë lindor,” shkroi të shtunën në platformën X ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, duke komentuar mbi mbledhjen e këtij organi të NATO-s.