Sadiku i përgjigjet Kurtit për emigrimin: Shqiptarët i mbijetuan pushtuesve, por po ikin prej politikanëve si ju

Sadiku i përgjigjet Kurtit për emigrimin: Shqiptarët i mbijetuan pushtuesve, por po ikin prej politikanëve si ju

Written by

in

Sadiku i përgjigjet Kurtit për emigrimin: Shqiptarët i mbijetuan pushtuesve, por po ikin prej politikanëve si ju

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së këtij të fundit se njerëzit në Kosovë shpërngulen për shkak të problemeve me fqinjët, vendin e punës apo arsye të ngjashme.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se shqiptarët kanë qëndruar në Kosovë dhe u kanë mbijetuar edhe pushtuesve, ndërsa sot, sipas tij, po largohen për shkak të politikanëve aktualë dhe atyre që kanë qeverisur para tyre.

“Jo, Kryeministër. Populli ynë nuk është i tillë. Nuk shpërngulet. Ky popull ka qëndru e ka mbijetu në këtë vend denbabaden. U ka mbijetu pushtuesve sllavë e osmanë për qindra vjet. Por sot po ikën prej politikanëve si ju dhe atyre që ishin para jush. Po ikën sepse po ia vidhni shpresën, po ia mohoni mundësinë e mbi të gjitha, po ia vrisni dashninë për këtë vend. Nuk po ikin prej Kosovës, Kryeministër. Po ikin prej Kosovës që ua keni ba ju”, ka shkruar Sadiku.

Burimi: Insajderi