Samsung Galaxy A18 4G lansohet në Singapor me procesor të ndryshëm nga modeli evropian

Samsung Galaxy A18 4G lansohet në Singapor me procesor të ndryshëm nga modeli evropian

Written by

in

Samsung Galaxy A18 4G, i prezantuar në Evropë në shtator, ka debutuar edhe në Singapor, por me një ndryshim të rëndësishëm në specifikime: procesor tjetër.

Modeli që shitet në Evropë mundësohet nga procesori Exynos 1610 i Samsungut, ndërsa versioni për tregun e Singaporit përdor çipin Helio G99+ të MediaTek, transmeton Telegrafi.

Përveç procesorit, të dy modelet kanë specifikime të njëjta. Galaxy A18 4G vjen me ekran 6.7-inç Full HD+ Super AMOLED, me frekuencë rifreskimi prej 90 Hz, bateri 5.000 mAh me mbështetje për karikim 25 W, certifikim IP64 për rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve të ujit, si dhe lexues të gjurmëve të gishtërinjve të vendosur në anë.

Sa i përket kamerave, telefoni ka kamerë të përparme 13 megapikselë për selfie, ndërsa në pjesën e pasme gjendet një sistem me tri kamera: kryesorja 50 MP, një kamerë ultra e gjerë 5 MP dhe një kamerë makro 2 MP.

Galaxy A18 4G funksionon me sistemin Android 17 dhe ndërfaqen One UI 9. Ai ofrohet me 4 GB RAM dhe deri në 256 GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 2 TB përmes kartelës microSD. Megjithatë, versioni i prezantuar në Singapor vjen vetëm me 128 GB memorie të brendshme.

Në tregun singaporian, telefoni kushton 328 dollarë singaporianë, rreth 255 dollarë amerikanë ose 230 euro. Ai është në dispozicion në tri ngjyra: të zezë, blu të çelët dhe argjendtë.

Blerësit që e porosisin përmes faqes zyrtare të Samsungut, dyqaneve Samsung Experience, aplikacionit Samsung Shop ose dyqaneve të pajisjeve elektronike dhe teknologjisë do të përfitojnë një zbritje të menjëhershme prej 30 dollarësh singaporianë.

Ndërkaq, ata që e blejnë në dyqanet Samsung Experience ose në dyqanet e pajisjeve elektronike do të marrin falas edhe një adapter karikimi 25 W, pa kabllo, me vlerë 38 dollarë singaporianë. Të dy ofertat vlejnë deri më 8 dhjetor 2026. /Telegrafi/