Schuebel, takohet me Nagavcin, diskutojnë integrimin evropian të Kosovës

Schuebel, takohet me Nagavcin, diskutojnë integrimin evropian të Kosovës

Written by

in

Duke nisur takimet e tij me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua sot me kryetaren e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

“Krahas prioriteteve të legjislaturës së re, miratimit të ligjeve që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së dhe përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së, diskutuam edhe për rolin vendimtar që Kuvendi luan në avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në BE – qëllimi ynë i përbashkët dhe gjithëpërfshirës”, tha Schuebel.

Burimi: RTKLive