
Seanca për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Përballë gjykatës kanë dalë dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe i akuzuari tjetër Igor Dimoviq.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë seancën, ka raportuar se asnjëri prej të akuzuarve nuk e ka pranuar fajësinë.